LINDJE E MESME- Izraeli mendohet se po ndjek negociatat për një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve të ndërmjetësuar nga Katari, duke i dhënë Hamasit një propozim që përfshin një pauzë deri në dy muaj në luftime. Nga ana tjetër, shefi i Mossad-it, David Barnea ka propozuar që liderët e Hamasit të dëbohen nga Rripi i Gazës si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë armëpushimi. Duke cituar zyrtarë të njohur me diskutimet, sipas mediave të huaja, Barnea e ngriti idenë gjatë një takimi në Varshavë muajin e kaluar me drejtorin e CIA-s Bill Burns dhe kryeministrin e Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani dhe se Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken ngriti mundësinë përsëri ndërsa në Doha në fillim të këtij muaji.

Ushtria izraelite deklaroi mëparë se 21 ushtarë të saj janë vrarë në Gaza, dita më vdekjeprurëse për forcat izraelite që nga fillimi i operacionit të tyre tokësor. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, tha se militantët e Hamas goditën me grantë një tank pranë dy ndërtesave. Ai tha se ndërtesat shpërthyen ndoshta si rezultat i minave që forcat izraelite kishin vendosur atje për t’i shkatërruar ato.