ANGLI – Manchester City është gati të “lidhë” Kevin De Bruyne përgjithmonë! Sauditët vazhdojnë të presin momentin e duhur për të “trokitur” sërish në derën e yllit belg dhe për këtë arsye “Qytetarët” duan të parashikojnë situata që mund të çojnë në… ankand.
Sipas mediave angleze, City ka nisur tashmë procedurat e nevojshme për të vazhduar rinovimin e kontratës së Kevin De Bruyne. “Magjistari” belg është i lidhur me kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe për këtë arsye “Qytetarët” duan ta mbarojnë çështjen para verës që vjen në mënyrë, që ai të mos hyjë në vitin e fundit të kontratës dhe të fillojnë aventurat.
“Mirror” thekson se City do të bëjë lëvizjen e tij menjëherë, duke qenë optimistë se De Bruyne do të nënshkruajë me kampionët e Europës dhe do të refuzojë sauditët që po i ofrojnë shuma astronomike.