Ka vetëm pak ditë që ka nisur Big Brother dhe Rike Roçi është një nga emrat më të komentuar për shkak të debateve në shtëpi. Rikja ka patur një debat të ashpër me gazetaren Ilnisa Agolli. Ajo u ndje e prekur kur Ilnisa i përmendi emrin.

“Mos guxo të përmendësh emrin tim, sepse kam emrin e gjyshes. Do më kërkosh falje për këtë që sapo the.”, tha Rikja tejet e acaruar. Por si quhet ajo në të vërtetë?

Për të gjithë ata që u bënë kureshtar, emri i vërtetë i Rikes është Nife Roçi dhe është nga Durrësi. Pavarësisht se Meri Shehu e cilësoi si 40-vjeçare, në fakt Rike Roçi më 16 tetor bën 36 vjeçe.