Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme mbi marrëveshjen me emigrantët, ku trupa e gjyqtarëve miratoi ratifikimin e marrëveshjes midis Italisë dhe Shqipërisë kanë reaguar dhe mediat italiane. Në mediat italiane u publikua vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare dhe nga ana tjetër sipas tyre ky miratim u quajt “hapja e një drite jeshile” për marrëveshjen. Mediat më të njohura si Corriere Della Sera, La Republica, Sky, Unita etj kanë folur rreth vendimit të sotëm.

Pakti i nënshkruar në nëntor ndërmjet qeverive të Italisë dhe Shqipërisë parashikon krijimin e dy qendrave për identifikimin dhe pritjen e emigrantëve të menaxhuar nga autoritetet italiane në tokën shqiptare, njëra pranë portit të Shëngjinit , në veri të vendit, dhe tjetra në brendësi, në Gjadër .