Prishja e ushqimit dhe papastërtia në kuzhinë ka shkaktuar debat të ashpër mes Eglës dhe Fatjonit.
Debati me tone të ashpra ka agravuar deri në momentin që banorja e Big Brother VIP i tha Fatjonit që të marrë ilaçe nëse ka probleme.
Egla: Kujdes me tonin!
Fatjoni: Kujdes ti me tonin që ta ul edhe unë. Po e ngrite, e ngre tre herë.
Egla: Merr ilaçe në qoftë se ke probleme. Me Eglën duhet të kesh kujdes tonin nëse do të flasësh.
Fatjoni: Të marr lacce?
Egla: Po, nëse ke probleme. Po të flas qetë.
Fatjoni: E dëgjuat për ilaçet (i drejtohet banorëve)
Pas këtij debati Egla ka nisur të flasë me Romeon, i cili është përgjegjës për pastërtinë në kuzhin, për të sqaruar të gjithë situatën.