Ministria e Mbrojtjes bën me dije se nesër në orën 10:00-10:30, dy helikopterë britanikë do të fluturojnë mbi Sheshin Skënderbej.

Sipas ministrisë, fluturimi i këtyre mjeteve ajrore britanike vjen si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, teksa mësohet se në ceremoni do të jetë i pranishëm dhe ambasadori britanik, si dhe zyrtarë të FA dhe Bashkisë.

“Si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fushat, por sidomos në atë të mbrojtjes, ditën e nesërme, e diel ora 10:00-10:30, dy helikopterë britanikë do të fluturojnë mbi Sheshin Skënderbej.

Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadori britanik në vendin tonë z.Alastair King-Smith, përfaqësues nga Bashkia e Tiranës si dhe përfaqësues të lartë të Forcave tona të Armatosura”, shkruhet në njoftim.

*Njoftim në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë *

Si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fushat, por sidomos në atë të mbrojtjes, ditën e nesërme, e diel ora 10:00-10:30, dy helikopterë britanikë do të fluturojnë mbi Sheshin Skënderbej.
Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadori britanik në vendin tonë z.Alastair King-Smith, përfaqësues nga Bashkia e Tiranës si dhe përfaqësues të lartë të Forcave tona të Armatosura.
Pas përfundimit të aktivitetit përfaqësuesit britanikë dhe shqiptarë do t’i përgjigjen interesimit të medias.
Ftoheni të merrni pjesë në pasqyrimin e këtij eventi të rëndësishëm.