Sara dhe ish-futbollisti i Partizanit Gabriele Mezini janë përfshirë në një debat. Diskutimet fillimisht kanë nisur mes Sarës dhe banorëve të shtëpisë për punët e shtëpisë pasi kjo e fundit prej 3 ditësh ka refuzuar t’i bëjë. Një prej banorëve që është përfshirë në debat ishte dhe Gabriele, ku Sara i thotë: “më ke thënë se kishe simpati për mua dhe ma tregove në dhomën e rrëfimit”.
Debati degradoi kur Gabriele ia ktheu se, “po ngatërron shumë gjëra, po ngatërron…me dollarin”.
Sara e nxehur e kërcënon se ai është njësoj si Klodian Duro dhe kushërinjt e presin te dera.
Sara: Gabriele një ditë është i pasionuar pas meje, një ditë pas…
Gabriele: Ti ngatërron shumë gjëra..ngatëron me dollarin
Sara: Ça ngatërroj unë me dollarin? E di sa kushërinj kam unë aty te dera sa të dalësh ti? Me atë me dollarin…kujdes.. Na ngatërron atë me dollarin.
Gabriele: Ti me kërcënove mua, më the si Klodian Duro
Sara: Ate me dollarin bëj kujdes, s’kam asnjë kushëri femër unë, të dera rrin ata..s’të lenë as deri në Tiranë
Gabriele: Nuk merrem me ty, unë kam respekt për femrat
Sara: Të pash dje, si Klodi edhe ti
Gabriele: Si e përmend
Sara: Si Klodi edhe ti, si Klodi…O Gabriele une nuk ngacmoj asnjeri, ama ty nëse të futem të ha për mëngjes. Për atë zot lart ty të ha për mëngjes. Për mëngjes të ha, kunjë dhëmbësh je…
Gabriele: Nuk të shoh fare, je si hije
Sara: Unë si hijë?! Sa ndikim kam unë në shtëpi, të kesh ti…