Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me përkeqësimin e motit dhe reshjeve të dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin.
Rama ka bërë me dije masat që merren nga autoritetet për të përballuar çdo vështirësi, ndërsa u ka barë apel qytetarëve të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës.
“Mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike. ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje”, njofton kryeministri.
Reagimi i plotë:
Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit.
Mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike⚡️
Ndërkohë, ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje
Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika.