Denis Almadhi ndërroi jetë në moshën 11 vjeçare gjatë një ndërhyrjeje estetike në qepalla. Mungesa e medikamentit dentrolen që duhej të përdorej në çastin kur fëmija gjatë operacionit u prek nga hipertermia malinje, u konsiderua nga gjykatat si mjekim i pakujdesshëm.

Por dënimi me gjobë i mjekut Kevin Klarkson dhe shpallja i pafajshëm i kolegut të tij Gerald Fahy, prej 2012 shënoi nisjen e një beteje që ende nuk ka marrë fund. Nga ky proces penal u hapën të tjera padi ndaj prokurorëve të cilët nuk gjetën në spital se kush ishte përgjegjës që medikamenti mungonte.

Sheje Almadhi, nëna e Denisit tregon për podcastin “Fol” të Anila Hoxhës, të transmetuar në Top Albania Radio kalvarin e gjatë prej më shumë se 11 vjetësh.

Sheje Almadhi: Çuni nuk kishte probleme me shikimin, fare. Vetëm rënie qepalle. Për ta zbukuruar ishte. E morëm nga shkolla, e cuam. Këtu, na thoshin që nuk operohet, por, për vdekje kurrë nuk më ka shkuar mendja. Dhimbja është e madhe. Asnjëherë nuk u mora në pyetje, as nga prokurorët, as nga. ..si qe, si ndodhi. Edhe gjyqtari tha “mund ta di kush është kjo?”. “Kush jam unë ?! Unë jam nëna e Denisit”- i thashë. Drejtësia zvarritet dhe drejtësi nuk ka. Ne kemi bërë gjyqe pa fund. Pa fund gjyqe.

Anila Hoxha: Në cilën gjykatë jeni?

Sheje Almadhi: Në Gjykatën e Lartë.

Anila Hoxha: Po në gjykatën administrative?

Sheje Almadhi: Po, edhe në gjykatën administrative.

Anila Hoxha: Kë bëni ju fajtor tani, pas këtyre viteve që kanë kaluar?

Sheje Almadhi: Mjekët. Mjekët ishin. Sepse cuni nuk kishte asnjë lloj problemi.

Familja Denisit është kthyer në simbol të gjetjes së drejtësisë dhe për Fatmirin, babain e vogëlushit të ndjerë hapja e një procesi civil me të paditur shtetin, është pjesë e këtyre përpjekjeve

Anila Hoxha: Ju dorëzuat denoncim. U shpallën fajtorë. Ka njerëz të dënuar për këtë gjë? Në cfarë faze është procesi

Fatmir Almadhi: Procesi është në Gjykatë të Lartë. Gjykata e Lartë ka dalë me një vendim që tashti nuk e merr për shqyrtim mospranim rekursi, thotë ai. Arsyeja se di. Se kam vendimet këtu. Mospranim rekursi thotë ankimimit.

Anila Hoxha: Cfarë kërkonit ju në këtë rekurs?

Fatmir Almadhi: Ky rekurs për prokurorin që nuk na thirri, nuk mori, nuk zbardhi cështjen. Prokurori plotësoi dosjen si deshi, si bëri.

Anila Hoxha: Do shkoni në kushtetuese dhe në Strasburg?

Fatmir Almadhi: Deri në fund, ku të jenë këto. Sa kam marrë vendimet e Gjykatës së Lartë. Do shkojmë pastaj në kushtetuese dhe pastaj në Strasburg. Të gjitha shkallët.

Anila Hoxha: Kërkoni të merren nën përgjegjësi edhe njerëzit e drejtësisë që nuk e hetuan sic duhet ?

Fatmir Almadhi: Kjo është kryesorja. Sepse mjekët e bënë atë. U ndodhi ajo. Se nuk thotë kush që e bënë me dashje por u ndodhi. Këto e bëjnë me dashje. Njerëzit e drejtësisë e bëjnë duan dhe e bëjnë.Nuk është se iu ka ndodhur diçka, njerëzit e drejtësisë e kanë, por nuk e zbatojnë.

Anila Hoxha: Nuk hetuan?

Fatmir Almadhi: Më iku fëmija dhe e dinë të gjithë si shkuan rrjedhoja.Jo nuk është ashtu sic thua ti, është kështu sic dua unë. Ndërkohë kam paditur në gjyq edhe prokurorë edhe këto, gjykata e kthen mbrapsht. Thotë mospranim rekursi.

Anila Hoxha: Nga ana tjetër keni edhe një proces administrativ. Cfarë kërkoni në këtë proces?

Fatmir Almadhi: Atje kërkojmë dëmshpërblim. Këto të acarojnë më shumë që ti tju kërkosh. Edhe të mos e kesh në mend ti, vetë këto të fusin në atë rrugë që ti të vazhdosh të kërkosh e të bësh.

Anila Hoxha: U kërkoi dikush falje?

Fatmir Almadhi: Ska ardh asnjë. Asnjë ska ardh me trokitë tek dera. Apo kot thjesht, një telefon “ore na ndodhi, u bë, apo si qysh“. Absolutisht.

Anila Hoxha: E dini se kur e keni gjyqin në administrative?

Fatmir Almadhi: Jo, akoma që jo.Thotë në pritje. Datë nuk ka. Kam shkuar, kam pyetur. Nuk ka datë akoma. Do ta ndjekim. Nuk do e lëmë.

Anila Hoxha: Kë keni paditur në këtë proces?

Fatmir Almadhi: Unë në këtë proces kam paditur QSUT. Mbasi fshehën provat, paditëm të dy prokurorët, asnjë cështje nuk është mbyllur që të dali se kush është fajtori. Jo fajtor. Po të marri gabimin përsipër se cfarë bëri ky, falsifikoi dokumentat. Ska. Të gjithë thonë që fajtor je ti. Cfarë fajtori jam unë?! Mua më vdiq fëmija. Më iku fëmija. Fajtor qenkam bërë unë?!

E ëma e Denisit tregon momentet e fundit të të birit ditën e operacionit.

Anila Hoxha: Në cilën klase ishte Denisi?

Sheje Almadhi: Në klasën e pestë.

Anila Hoxha: Si ratë në kontakt me mjekët?

Sheje Almadhi: Folëm nëpërmjet telemjekësisë që u lidh me mjekët irlandezë. Dhe na garantuan që ska problem. Sepse e kishin operuar edhe njëherë më përpara. Ditën e fundit kur e futën në sallë, e cuam që në mëngjes, nga ora 8 e mëngjesit edhe deri nga ora 13 : 00, që e kanë futur në sallë, ai na kërkonte bukë.Dua bukë, dua bukë. Erdhën mjekët e morën. Kur erdhën që e morën, unë dola, u vara me këmbë nëpër shkallë, kurse Fatmiri kishte zbritur me ashensor sepse ishte në kat të dytë tek “Francezi”. Aty mbetëm gjithë ditën duke pritur.

Anila: Kur e kuptuat që kishte diçka që nuk shkonte?

Sheje Almadhi: Nga ora 5 ka qenë. E shihja infermierët që kishin lëvizje. Ne kishim zërë derën nga ku do të dilte dhe dera ku hyri. Nuk na treguan. Më pas na morën dhe na futën në sallë të operacionit. Na thanë që ka ndodhur një komplikacion dhe kërkohet një ilaç. Po presim që të na i sjellin. Por kur kam hyrë në sallë, cuni. Nuk doja të besoja, por cuni ka pas vdekur. Kur më pyet ndonjë, ndihem shumë në siklet që më pyet sa fëmijë ke, se sdi cfarë ti thuash. Se sdo të japësh shpjegime.

Megjithë vitet që kanë kaluar familja e Denisit pret të dëgjohet në Gjykatën e Apelit, aty ku palë kundërshtare është një institucion shtetëror. Por për gjyqet e dëmshpërblimeve, vështirësia e parë është tejzgjagjtja e proceseve njeherazi po shkakton dëm tek qytetaret. Të gjithë atyre që janë të bindur se shteti ka gabuar diku me ta, nga një urdhër i paligjshëm, një veprim arbitrar i nëpunësve, i policisë, se pushteti lokal, apo cdo shërbim tjetër ka sjellë një dëm nëse hapin një proces civil apo administrativ dëmshpërblimi duhet të paguajnë një tarifë. Sipas ligji tarifa është 1 përqind e vlerës financiare të kërkuar gjyqësisht që duhet të parapaguhet.