Alfred Cako, pjesëmarrës në panelin e “Rrethit Katror”, rubrikë e “E diell”, mori një ftesë LIVE për të qenë konkurrent në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP 3”. Në fund të rubrikës, moderatori Edi Manushi, nën tingujt e këngës karakteristike të BBV, mbante një zarf të bardhë në duar.

Në zarf shkruhej: “Alfred Cako, Vëllai i madh të fton të bëhesh pjesë e Big Brother VIP 3”. Teoricieni nuk dha një përgjigje negtive, por sugjeroi që të ishte Milaim Zeka ai që të bëhej pjesë e “reaily show-t”.

“Jo se nuk pranoj ti Manush, por do ju rekomandoj që të shkojnë mëkatarët më të mëdhenj. Milaimi do ishte më i përshtatshëm për Big Borther”, tha Cako.

Ndërkohë Manushi paralajmëroi që një i pranishëm në tavolinë, do të bëhej pjesë e këtij edicioni të tretë.

“Ruajuni sepse në këtë tryezë do të kemi një pjesëmarrës aty Belinda ke gjë për të thënë?”

“Asgjë”, përgjigjet ajo, duke e shoqëruar me qeshje.