Vazhdojnë punimet për shkollën e re “Babë Dudë Karbunara” në qytetin e Beratit.

Sipas kryeministrit Edi Rama kjo do jetë një shkollë simbol dhe po rilind me ambiente e kushte dinjitoze. Rama shkruan se shkolla do jetë me katër kate, palestër, auditor, bibliotekë, klasa, hapësira ndihmëse dhe laboratore në një sipërfaqe totale ndërtimi prej 4380 m2, duke funksionuar edhe pas mësimit për aktivitete komunitare.

“Vijojnë punimet në shkollën simbol të qytetit të Beratit, “Babë Dudë Karbunara”, që tashmë po rilind me ambiente e kushte dinjitoze, për të pritur shumë shpejt nxënës e mësues të saj Shkolla e re do të jetë me 4 kate, palestër, auditor, bibliotekë, klasa, hapësira ndihmëse dhe laboratore në një sipërfaqe totale ndërtimi prej 4380 m2, duke funksionuar edhe pas mësimit për aktivitete komunitare”, shkruan Rama.