Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndet operacionet e ndërmarra gjatë natës kundër trafikimit të armëve dhe për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion të personave të mitur. Duhet çdo ditë reagim edhe më i fortë ndaj këtyre veprimtarive kriminale.
“Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe goditja e armëmbajtjes pa leje rrit sigurinë publike. Përgëzoj Policinë e ShtetitRrëshen për rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse, si dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit” shkruan Balla.