Ka nisur shitja e biznesve në rrugën Mustafa Matohiti, që quhet në quhen popullore edhe Rruga e Salës, ngaqë Sali Berisha dhe familja e tij zotëron disa apartamente në ztë zonë.

Disa prej bizneseve kanë nxjerrë në shitje hapësirat dhe mallrat e tyre, pasi kanë vënë re se këto ditë ka rënë ndjeshëm xhiroja, por edhe fitimi.

Një prej operatorëve të lokaleve në zonë, bëri të ditur “se po e shes biznesin se kemi kater dite qe na vijne ca njerez qe pasi porosisin, ne fund nuk pranojne te paguajne se jemi ne mosbindje civile”.

Ndërkaq, ka edhe të “shkathët” që mendojnë të përshtaten. Duke parë përdorimin e tymueseve në Parlament nga deputetët e foltores, njëri ka vendosur të hapë një dyqan që shet fishekzjarre në rrugë, pasi mendon se do të ketë punë.