Grida Duma ish-politikania dhe përfaqësuesja e Partisë Demokratike, tanimë moderatore në një media të njohur prej disa kohësh kryen dhe një akademi motivimi. Duma ka qenë një nga politikanet që ka artikuluar më shumë problemet ekonomike të qytetarëve se shumë përfaqësues të tjerë.

Nga ana tjetër zonja Duma çmimet për në akademinë e saj i ka në shifra relativisht të larta, duke variuar nga 40 euro deri në 99 euro. Kujtojmë se biletat mesatare në një koncert të Elvana Gjatës shkonte 50 deri në 60 euro.

Përtej të drejtës private, a nuk ka një diskordancë morale në fjalët e Dumës, kur kërkonte të shihnin varfërinë e shqiptarëve dhe nga ana tjetër çmimet në eventet e veta i vendos të mëdha.