Vlora u trondit një natë më parë nga një atentat i ndodhur pranë poliklinikës së qytetit. 23-vjeçari, Gëzim Sinomati u qëllua për vdekje, pasi doli në ballkonin e banesës së tij. Dyshohet se i riu është ekzekutuar me snajper, dhe se një plumb në kokë i ka marrë jetën.
Autorët e dyshuar të ngjarjes janë larguar me automjet tip “BMW” të cilin e kanë braktisur dhe më pas i kanë vënë flakët. Lidhur me këtë ngjarje në policinë e Vlorë janë shoqëruar të paktën 10 persona.
Sipas informacioneve, në datën 4 janar të vitit 2022 një tjetër ngjarje është regjistruar pikërisht në vendin ku ndodhi edhe atentati një natë më parë (07.01.2024) në Vlorë.
Një automjeti të familjarëve të viktimës i është vënë tritol, dhe automjeti në atë kohë u dyshua se ishte në pronësi të xhaxhait të tij.
Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë përreth zonës, ndërsa hetimet janë ende në vijim për të zbardhur të plotë ngjarjen.