Vijojnë reshjet e dëborës në juglindje të vendit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb së segmentin rrugor Shtyllë- Panarit dëbora ka rënë gjatë gjithë natës dhe vijon të bjerë ende.

Sipas informacioneve në këtë zonë është punuar intensivisht për tu mos u bllokuar pasi dje dëbora shënoi një trashësi prej 50 cm ndërsa gjatë orëve të para të mëngjesit ka shtuar dhe 10 cm të tjera.

Në ketë zonë janë dërguar dy fadroma për të pastruar rrugën, ndërkohë që në këtë segment kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Në segmentin Boboshticë-Dardhë gjatë natës ka pasur reshje dëbore ndërsa trashësia ka shkuar deri në 5 cm.

Borëpastrueset kanë qenë në terren për pastrim dhe kriposje dhe në këtë aks nuk paraqiten probleme sa i përket qarkullimit të mjeteve por shoferët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe duhet ti pajisin mjetet e tyre me goma dimërore.

Në fshatra të tjerë si Voskopoja apo Vithkuqi ka pasur reshje dëborë me trashësi që varion nga 2 deri në 5 cm.

Sipas autoriteteve kalimi në këto zona bëhet pa zinxhirë por rekomandohen goma dimërore.

Edhe në zonën e Malqit fshatrat e thellë malorë u përfshinë nga reshjet e dëborës.

Rruga lidhëse Lozhan-Moglice gjithashtu u përfshi nga reshjet në të cilën është punuar edhe gjatë mbrëmjes por edhe gjatë mëngjesit të sotëm për pastrim dhe kriposje, aktualisht qarkullimi bëhet normal në këtë rrugë por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore.

Ndërkohë edhe në Devoll reshje dëbore janë regjistruar në fshatrat buzë Moravës, më shumë në Arrzë dhe Sinicë me trashësi 2deri në 5 cm.
Momentalisht akset janë të hapura dhe kalohen pa zinxhirë.