Kur vjen puna tek gjumi, njerëzit përgjithësisht janë të ndarë në dy kategori: njerëzit e natës dhe njerëzit e mëngjesit. Gjumi është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe ka lidhje të fortë edhe me jetëgjatësinë. Një studim shkencor mbi jetëgjatësinë dhe gjumin, shpjegon se njerëzit që flenë vonë janë 10 përqind më shumë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.
Ndërkohë, njerëzit që flenë herët janë më të shëndetshëm. Sipas studimit, njerëzit që bien për të fjetur herët dhe zgjohen në të gdhirë, janë më të mbrojtur. Studimi tregon se të fjeturit vonë mund të shkaktojë pasoja shëndetësore në organizëm. Studimi zgjati mbi 6 vjet mbi mënyrën dhe oraret e të fjeturit të plot 433,000 personave. Studiuesit synonin të zbulonin një lidhje reciproke mes të fjeturit dhe rrezikut të vdekjes së parakohshme dhe sëmundjeve. Njerëzit që flenë vonë janë 25 përqind më të rrezikuar nga problemet nervore, 23 përqind nga problemet me stomakun dhe 22 përqind nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.
Ata janë më të prirur ndaj pirjes së duhanit, ushqimeve të shpejta dhe alkolit. Për më tepër, ora biologjike e këtyre të fundit nuk është në përputhje me sjelljen e tyre apo mjedisin. Sipas të dhënave, studime të mëparshme kanë konfirmuar se njerëzit që punojnë vonë janë më të rrezikuar nga vdekshmëria apo sëmundjet kardiovaskulare.