Mbrëmjen e djeshme disa nga banorët e Big Brother VIP janë dënuar nga Vëllai i Madh dhe janë mbyllur në kazermë, një ambient brenda shtëpisë. Ende pa kaluar 24 orë banorët kanë nisur të planifikojnë arratisjen nga kazerma dhe i pari që ka dhënë këtë ide ka qenë Romeo. Por, Meri nuk i është bashkuar mendimit të grupit dhe shprehet se nuk dëshiron të arratiset nga kazerma sepse nuk ka një arsye për ta bërë.
Meri: Ndihem mirë u përshtata, po e kalova fazën e ndryshimit nuk na pret ndonjë njeri kushedi se çfarë
Romeo: Nga darka mos e vrit mendjen
Meri: Kush të pret ty?
Romeo: Kemi Vinin, kemi kushon, kemi Bardhin…
Meri: Po miq kemi ne, po jo aq sa të arratisemi, nuk dua të arratisem