Dy banoret e BBV, Rike Roçi dhe Ilnisa Agolli janë përplasur me njëra-tjetrën, pas shenjave të xhelozisë që kjo e fundit ka shfaqur ndaj raportit të Meriton Mjekiqin me “rivalen” e saj.
Gjatë diskutimeve me Meritonin, Ilnisa iu është drejtuar duke e quajtur Riken “dashnore e tij”, si edhe që është femër që ka kërcyer me gjysmën e rruzullit.
Por Rike Roçi, teksa dëgjoi komentet e gazetares gjatë prime të së martës, iu është drejtuar Ilnisës duke i thënë që “nuk e di si i futesh ti në shtrat atij, si shok apo si dashnore”.
Ndërsa sqaroi se moderatorin janë vetëm shokë dhe se ky i fundit është shok me njeriun e saj të zemrës.
Pjesë nga debati mes tyre:
Rike: Mua më vjen keq që Ilnisa është xheloze për mua, sepse Mertioni mund të ketë realicion me Ilnisën sa herë të dojë. Meritonin e kam vetëm shok, e kam vetëm shok. Nuk e di si i futesh ti në shtrat atij, si shok apo si dashnore, zgjidheni vetë mes njëri tjetrit sepse akoma nuk është kuptuar kjo gjë.
Mund të bësh ç’të duash me Meritonin sepse unë s’kam lidhje fare. Është vetëm marrëdhënie shoqërie
Ilnisa: Do vijë behari edhe për ty
Rike: I ngrite prap puplat sot ti? Se dole e preferuara e publikut, se i ule për një kohë.
Unë përqafoj edhe Romeon.
Ilnisa: Fut spicat edhe në lidhje të tjera, kjo është shoku i të gjithëve dhe armikja e të gjitha gocave
Rike: Unë me të gjitha gocat shkoj mirë, përveç teje! Ti je duke plasur nga inati, por ishalla të merr moj, ishalla të merr aman.
Ilnisa: Fol mirë
Rike: Jo fol mirë ti që thua shko me të gjithë.
Ilnisa: Nuk tregon asgjë, përveç kulturës që ke
Rike: Xhelozia jote më bën për të qeshur, je e pasigurtë. E përqafoj Meritonin thjesht si mik.
Ilnisa: Komentin që kërcen me gjithë rruzullin, ngaqë udhëton ndaj
Rike: Je t’i vetë e tillë, ndaj. Meritoni njeh njeriun e zemrës time, e ka shok. Kjo është arsyeja. Tani mund t’i futesh në krevat sa herë të duash.
Nuk jam e lidhur, me Meritonin kam vetëm marrëdhënie shoqërore. Unë do të vazhdoj ta përqafoj Meritonin.
Meritoni: Të njëjtin raport që ka pasur me Romeon, po ashtu edhe me mua.