Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është paraqitur sot në SPAK ku po merret në pyetje në lidhje me hetimin për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Ai lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe institucioneve të drejtësisë, ndërsa shtoi se nuk ka bërë asnjë shkelje sa i takon procedurave të privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai tha se po arrestohen njerëz kot, kur nuk ka asnjë dëm.
“Lolot e Ramës i kërkojnë llogari si ju kthye prona 100 familjeve. Pronarët duhet të paguajnë objektet e shkatërruara, edhe për uzurpoatorët, ndërkohë Bolino vjedh shkollat e kalamajve. Toka është shpronësuar nga Jakemane, tualeti i PS e Jakomonin e njeh për Jakomane.