Shtëpia e Bardhë ka komentuar rreth raporteve se SHBA-ja po shqyrton përdorimin e shitjeve të armëve si një mjet për të bindur Izraelin të zvogëlojë ofensivën në Gazë. Së fundmi është përfolur se Pentagoni po shqyrton kërkesat për armë nga Izraeli, si mjet për hapjen e korridoreve humanitare dhe uljen e intenistetit të ofensivës ushtarake izraelite. Por, Shtëpia e Bardhë tha se “nuk ka asnjë ndryshim” në politikën e saj ndaj Izraelit, pavarësisht raportimeve, shkruan skynews.
Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë tha se Izraeli ka të drejtë dhe detyrim për të mbrojtur veten nga kërcënimet e Hamasit, duke respektuar ligjin ndërkombëtar humanitar dhe duke mbrojtur jetët e civilëve, dhe ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit.
“Ne e kemi bërë këtë që nga 7 tetori dhe do të vazhdojmë. Nuk ka asnjë ndryshim në politikën tonë,” tha ai. SHBA-ja që nga fillimi i luftës ka mbështetur vazhdimisht shtetin izraelit, duke furnizuar me armë dhe municione të ndryshme.