Ditët e finales së madhe të “Big Brother VIP Kosova” po afrohen, me to po shtohen edhe tensionet dhe debatet mes banorëve të shtëpisë.
Shqipe Hysenaj dhe Edona James ditën e sotme kanë debatuar keq me njëra-tjetrën, ndërsa në një moment vajzat kanë shpërthyer në ofendime.
“Mollë sherri” mes dy vajzave është bërë fitorja e “BBVIPK”, ku të dyja ato janë pretendente për të fituar çmimin e madh.
“Ti je manipuluese e një shkalle shumë të lartë”- iu drejtua transgjinorja banores, ndërsa Shqipja insistoi se do ta fitojë çmimin e madh pasi ajo është ndryshe nga të tjerët.
Pjesë nga biseda:
Shqipja: Edhe ky është ‘fake’ tani, ka dy ditë që ka maniplizmi. Ka lëvizë marshin dhe po i jep gaz.
Edona: Ti mundohesh që të dalësh mirë, por s’ke dalë mirë. Mos e merr djalin nëpër gojë, oj fëlliqajk.
Shqipja: Unë në këtë shtëpi do të bëj diferencën, sepse unë jam ndryshe nga ju dhe do ta vërtetoj deri në ditën e fundit.
Edona: Ti je manipuluese e një shkalle shumë të lartë. The a t’ja nguli apo jo dje.
Shqipja: Kush moj?
Edona: Ty ta ngulin të gjithë dhe ti nuk ja ngul askujt.
Shqipja: Unë diferencën do ta bëj mes të treve që jeni njësoj dhe unë jam ndryshe
Edona: Ti mua një qime s’mundesh që të ma lëvizësh, ty unë të kam flladit një herë dhe të flladit përsëri.
Shqipja: Ik e ujit lulet o Edonë.