SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, depërtimi i masave të ftohta polare nga Veriu i Europës drejt gadishullit të Ballkanit do të diktojë kushtet e motit edhe në territorin Shqiptar. Për pasojë, orët e paradites do të dominohen nga vranësira dhe reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje të izoluara dëbore në të gjithë zonën malore.
Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin largim të reshjeve të shiut dhe dëborës nga i gjithë vendi, por ngricat në akset rrugore do të jenë problematike në të gjithë zonën malore
përgjatë shtrirjes veriore dhe vindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësine maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor, për pasoje në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.