Sipas MeteoAlb, Shqipëria mbetet nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë Siberiane duke sjellë në territor mot të kthjellët, por të ftohtë.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore – Juglindore, por nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të nashoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -6°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim të ulët.