KROACI – Ivan Perisic po përjetonte largimin e tij nga Tottenham. Dëmtimet në Londër, dhe ardhja e Ange Postecoglou verën e kaluar, përfundoi duke e futur atë në listën e rezervave të ‘Spurs’, pavarësisht fjalëve të mira të trajnerit australian për të.

Tani, në këtë merkato dimërore, ai kthehet në vendin e tij në kërkim të rigjenerimit. I lindur në qytetin e Splitit, Perisic nënshkruan kthimin e tij për shumën kontraktuale prej 1 euro, një kontratë e ngjashme me atë të nënshkruar nga Kalinic, dikur te Atlético Madrid, kur nënshkroi për të njëjtën vlerë në vendin Valkanian. Ai vjen si huazim nga Tottenham deri në fund të sezonit.

Kontrata e tij përfundon më 30 qershor, por ai nuk do të jetë i lirë, pasi ka nënshkruar një zgjatje për sezonin e ardhshëm me Hajdukun. Do të thotë, se sezonin e ardhshëm ai do të mbërrijë i lirë në vendlindjen e tij dhe kushedi se do ta bëjë këtë duke paguar edhe 1 euro.

Një vendim që tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, por me një sfond vërtet koherent. Sulmuesi, që ndonjëherë është edhe anësor, largohet nga Premier League në kërkim të minutave, dhe në kërkim të ndjenjave të mira pas një këputjeje të ligamentit kryqëzor, me një synim: të arrijë në Kampionatin Evropian këtë verë.