Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti sot në takim presidentin e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës, në BE, Alan Mitchell dhe delegacionin e tij.

Manja u shpreh se në takim u konfirmuan qëndrimet e përbashkëta për raportin e monitorimit mbi kushtet e të paraburgosurve dhe të dënuarve në Shqipëri për vitin 2023.

Manja garantoi se bashkëpunim të ngushtë me CPT dhe Avokatin e Popullit për përmirësimin e kushteve të trajtimit, me fokus në sigurinë, trajtimin social dhe kujdesin mjekësor për të gjithë të paraburgosurit dhe të dënuarit, në veçanti ata me masa mjekësore.