Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjeve të forta ndodhura mes deputetëve demokratë në mbledhjen e sotme në Komision e Medias.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Basha e cilëson të turpshme dhunën e ushtruar nga deputetët Flamur Noka e Gazment Bardhi ndaj deputeteve të PD, Flutura Açka e Merita Bakiu.
“Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë”, shkruan Basha.
Noka dhe Bardhi janë përplasur pak minuta më parë me kryetaren e komisionit, Flutura Açka e cila është përfaqësuese e PD zyrtare duke tentuar t’i marrin mikrofonin. Me tone të ashpra, Bardhi iu drejtua deputetes së PD, Merita Bakiut që të mos ndërhyjë për t’i dalë zot Lulzim Bashës.
“Lulzim Basha është shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shit interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga mbrapa”, tha Bardhi.