Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete deklaroi se Shqipëria do të jetë pjesë e planit të rritjes, ku do të përfitojë 1 miliard euro.

Në një konferencë për mediat, pyetur nga ABC News, se si do të bëhet përfitimi i këtij fondi nga Bashkimi Evropian, Mete u shpreh se kjo lidhet me përmbushjen e reformave.

“Plani i rritjes ka disa komponentë, ka nje komponent grant që jepet ndaj qeverisë, ka një komponent me kredi të buta, ka dhe nje komponent konkurrues, që është fondi i investimeve të bashkimit të Ballkanit Perëndimor. Të tre këto komponente lidhen me qeverinë, por në këtë format, nuk ka një komponent të drrejtpërdrejt ku të aplikojnë bizneset. Disburimet, lidhen me përmbushje të reformave. Ne jemi në një diskutim me komisionin, me të cilin arrihet në plan i dakordësuar në hark kohor 6 mujor dhe 1-vjeçar, ku me përmbushjen e reformave bëhen edhe disbursimet.

Janë reforma që na ndihmojnë të hapim tregun me tregun e përbashkët të BE. Janë reforma që na përgatisin për një hapje sa më të shpejtë me tregun e BE. Pritet të finalizohet plani i reformave, çdo 6 muaj bëhet disbursimi. Përtej aspektit financiar, ku është një angazhim politik i BE, që të ketë vëmendje më të shtuar nga vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.