Policia Rrugore e Tiranës vijon punën me gjobitjen e këmbësorëve të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit dhe vizat e bardha.

Operacioni është i shtrirë në të gjithë kryeqytetin. Këmbësorët të cilët gjenden në shkelje, gjobiten me vlerën 10 mijë lekë të vjetra si dhe u merret karta identitetit.

Dokumenti identifikues u rikthehet në momentin që kryhet shlyerja e gjobës.

Në rastet kur këmbësorët nuk kanë me vete një dokument identifikues, ato shoqërohen në komisariat.