Sipas të dhënave të INSTAT, në 12 qarqe, popullsia e moshuar është më e lartë se popullsia në moshë të re. Nisur nga kjo ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, deklaroi në konferencën vjetore se do të rishikojnë skemën e pensioneve.

“Sa i përket të moshuarve, unë e përmenda që zhvillimet demografike janë ndër ato arsye që informojnë dhe qasjen që ne duhet të kemi për një vlerësim të dytë pas një dekade për skemën e pensioneve. Duke pritur dhe rezultatet e censusit, besoj do të kemi më tepër informacion për ta pasur parasysh vlerësimin”.

Ndërsa sa i përket ligjit për lojërat e fatit, Mete u shpreh:

“Për lojërat e fatit jemi në diskutim në komision, komisioni ka bërë propozime, ka një procedurë parlamentare si bëhet ndërveprimi dhe do të ketë një format se si do të behët ndërveprimi”.