Kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi projektet për Tiranën në vitin 2024. Veliaj tha se po konceptohet projekti për zhvillimin e Kopshtit Botanik. Sipas tij qëllimi është që Kopshti Botanik të mos mbetet i izoluar, por të zhvillohet njëjtë si kopshti zoologjik.

“Jemi duke konceptuar Kopshtin Botanik, sepse mendoj se Kopshti Botanik i mungon kryeqytetit. Është një hapësirë ku kryesisht roja fiton diçka, për nuset që bëjnë sete. Nuk është e hapur për qytetin. Një komb i vizitës së kopshti zoologjik me kopshtin botanik do ishte një eksperiencë unike. Ajo që ndryshoi në kopshtin zoologjik që e bërë të vizitueshëm është diçka që mund ta bëjmë fare mire edhe te kopshti botanik”, tha Veliaj.
Ndërkohë, kryebashkiaku thotë se Tiranës do t’i shtohen edhe 3 linja urbanësh elektrikë.

“Projekti më i madh strategjik është ai që firmosëm këtë javë. Firmosëm me Bankën Gjermane të Zhvillimit dhe BE një kontratë ku 50 mln janë kredi dhe 30 mln janë grant, do kemi tre linja autobusësh”, deklaron Veliaj në Report tv.