Debatet e spektaklit të djeshëm kanë vijuar edhe sot. Ylli i ka kërkuar sqarimi Albës se pse nuk e ka shpëtuar nga nominimi.

Ajo i ka thënë se është lojtar i fortë dhe e di se shpëton, ndërsa në debat është përfshirë edhe Blerando. Lumbardhi ka qenë i pari i shpëtuar nga çifti, Adri dhe Iliriana. Secili nga banorët kanë shpëtuar nga një emër e në fund mbeten veç tre Buci, Linda dhe Shqipja.Treshja e lartcekur kanë çuar në nominim çiftin, Adri Iliriana. Lista e nomimeve të kësaj jave përfshin: Buci, Linda, Shqipja, Adri-Iliriana.

Gjithashtu, televotimi do të fillojë nga nesër, dhe jo sonte ashtu siç jemi mësuar përherë kjo për shkak të Ganiut nëse ky i fundit vendos të rikthehet në shtëpi, ai do të jetë automatikisht i nominuar duke iu bashkuar të nominuarve aktualë.