Një qytetar ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të premteje brenda ambienteve të Gjykatës së Lartë, aty ku shkoi për tu interesuar për një gjyq.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë për Top Channel se qytetari u fut në Gjykatë për të pyetur për orën, por nuk u ndje mirë dhe u rrëzua, më pas humbi jetën.

“Erdhi pyeti për orën. Nuk u ndje mirë, u ul në stol dhe ra në karrige”-tregon dëshmitari.

Paraprakisht dyshohet se qytetari ka pësuar atak kardiak.