Rama nga Madridi, në konferencën e shtypit kushtuar Shqipërisë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, bashkë me Gabriel Escarrer Jaume, CEO i gjigantit ndërkombëtar “Meliá Hotels International” që ka ardhur në Shqipëri me një seri kontratash, duke ndikuar ndjeshëm edhe në promovimin ndërkombëtar të vendit tonë
“Jam shumë i nderuar që gjendem këtu. Melia është pa asnjë dyshim një prej partnerëve më të çmuar në këtë rrugëtim. Është mjaft inkurajuese se ç’etje të madhe ka Melia, për të ndarë markën e vet në mbarë vendin. Ka 10 kontrata veprimtare dhe kjo është vërtet e rëndësishme për ne. Është e rëndësishme që gjendemi këtu sepse vjet pa pasur një rritje të lartë të turistëve spanjoll në Shqipëri. Dje mu desh të shkoja për një fizioterapi, dhe fizioterapisti më tha që e dashura e tij dy ditë më parë kishte prenotuar që të shkonin në Shqipëri së bashkë me familjen.
Tashmë nuk është më kaq e fshehur. Ka gjithmonë e më shumë kërkesa. Shënuam aeroportin me rritjen më të madhe në Europë. Bazuar në statistikat e OBT-së,ne jemi vendi i tretë sa i takon rritjes së turizmit në botë, pas Katarit dhe Arabisë, pra të tretët pa Kupën Botërore dhe pa Mekën. Jam shumë i lumtur për këtë gjë”, tha Rama.