Në zonën Sarandë-Gjirokastër do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut. Kjo u bë e ditur nga kryeministrit Edi Rama me një shënim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

Sipas Ramës, gara për këtë vepër të madhe pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të vitit 2024.

“Mirëmëngjes! Dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në “Facebook”, ndërsa tregon disa foto të fushave mbi të cilat do të ndërtohet aeroporti.