Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij të “Facebook” disa foto nga zona të thella të Shqipërisë ku mjekët dhe infermierët në këto ditë të motit të keq janë në shërbim të qytetarëve pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës.

“Mjekët dhe infermierët, në shërbim të qytetarëve edhe në zonat më të thella të Shqipërisë”, shkruan Rama.