Rita Ora është gati të lërë pas të kaluarën famëkeqe me këngëtaren tjetër shqiptare Dua Lipa dhe dëshiron të bëjë një këngë me të.
Yjet e muzikës pop, familjet e të cilave të dyja vijnë nga Kosova dhe kanë origjinë shqiptare, kanë pasur një raport të ftohtë gjatë viteve, për të mos thënë që nuk kanë folur asnjëherë për suksesin e njëra-tjetrës, por tashmë këngëtarja Rita Ora është gati të vazhdojë përpara, shkruan The Sun.
Në një interviste në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, Rita ka kthyer në vëmendje idenë e propozuar vite më parë për një bashkëpunim me Duan dhe dy këngëtaret e tjera, Bebe Rexha dhe Ava Max.
E pyetur nëse ishin bërë ndonjëherë bashkë, Rita ka treguar se është takuar me dy prej tyre.
“Po, me Ava Max dhe Bebe jam takuar. Ende jo aq shumë me Duan, por do të ishte mirë nëse të gjitha do të bënim diçka së bashku. Vetëm për të përfaqësuar vendin tonë”, tha artistja nga Kosova.