Në Shtëpi është diskutuar edhe për banorët e rinj që do të hyjnë këtë të martë në natën e dytë e spektaklit. Madje, dy nga banorët, Romeo Veshaj dhe Roza Lati, kanë vendosur një bast. Sipas Romeos, nëse sot do të ketë banorë të rinj, Roza do të flejë me të parin djalë që do të hyjë nga dera e BB VIP.

Pjesë nga biseda:

Romeo Rozës: Nëse hyjnë njerëz…ti do të flesh me një mashkull.

Roza: Unë jam kundër që nuk do hyjë njeri.

Romeo: Nëse hyjnë, ti do të flesh me të parin djalë që do të hapë atë derë.

Roza: Bastin e ka të bukur, më pëlqeu, e ka të fortë.