Ditën e djeshme “Big Brother Fan Club” nisi nga puna për të pasqyruar dinamikat e ‘BBV3’, nën drejtimin e Enxhi Nasufit ndërkohë që si opinionist të këtij programi është përzgjedhur Ina Kollçaku dhe Ronaldo Sharka.

Një ndër të ftuarat e ditës së sotme, ka qënë aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, e cila ka dhënë komentet e saj në lidhje me personazhet e njohur që i janë bashkuar edicionit të tretë të “Big Brother Vip”.

E pyetur nga Enxhi se si e komentonte hyrjen e tij, Dembacaj është përgjigjur:

“Mezi prita të hynte. Nuk e kisha të sigurt që do hynte por që në momentin që u përfol, kam folur çdo ditë në telefon me të dhe i kam dhënë një porosi. Jam shumë në ankth nëse ai do ma mbarojë si porosi dhe vetëm aty më rreh domethënë. Vetëm ajo gjë më intereson”.

“Nuk e them dot si porosi por uroj që Olsi mos ta harrojë. Madje kam porositur edhe Julin që kur të futet Olsi, kujtoja”.

“Olsi duhet të zgjohet çdo mëngjes, para kamerave dhe të thotë: O Rudina Dembacaj, o super pjeshkë“, ka thënë aktorja duke shkaktuar të qeshura në studio.