Për shkak se ata njiheshin nga jashtë, Sara dhe Romeo janë përfolur se mund të kenë diçka brenda shtëpisë së Big Brother. Por përkundrazi Romeo është treguar më i afërt me Riken orët e fundit.
Sot Sara e ka marrë Riken veçmas të tjerëve dhe e ka siguruar se ndryshe nga sa përflitet mes saj dhe Romeos nuk ka asgjë, duke ia lënë rrugën e hapur. Por Rikja nga ana tjetër e ka mohuar që mes saj dhe Romeos ka një afrimitet më shumë se miq.
“Lëre ça thonë banorët për mua dhe Romeon se ne marrëdhënien tonë e kemi shumë të qartë”, i tha Sara Rikes. “Ju mund të keni ça të doni. Qyqja! Unë nuk i hyj kaq thellë. I shoh si shok, si Romeon edhe Meritonin”, tha Rikja.