Eduard Shalsi, deputeti i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme mbi çështjen e përfolur të ngritjes së një Komisioni Ad-Hoc në kontroll të institucioneve të drejtësië. Shalsi i ftuar në Top Talk ka mohuar kontrollin për institucionet e drejtësisë me komision Ad-Hoc.

Deputeti tha se ky komision do të bëjë atë që i kërkon Kuvendi sipas ligjit duke iu referuar pjesë së monitorimit të disa institucioneve.

Shalsi: Nuk besoj që dhe zoti Dumani dhe zotërinj të drejtësisë. Nuk do shpikim artific dhe komision në ad-hoc për drejtësinë. Kuvendi nuk do të marri rol ekstra apo organe shtesë apo të ngrejë komitete të tjera. Punën e kuvendit e ka përcaktuar rregullorja dhe ka komisionet e përhershmë. Objektivi ynë është Bashkimi Europian dhe kjo është puna jonë. Këtu kemi të bëjmë jo vetëm me sasinë por dhe me cilësinë dhe me ekspertizën. Parlamenti ka për detyrë të monitorojë qeverinë dhe institucionet, përshembull Banka e Shqipërisë, agjencitë dhe autoritetet. Ne duam nivelin e parlamentit ta ngrejmë në një stad të ri.