Meriton Mjekiqi është kthyer në një nga banorët më të komentuar të BBV3, kryesisht prej raporteve me vajzat në shtëpi e specifikisht me Ilnisën.
Lidhur me këtë ka folur dhe shoqja e ngushtë e Erjola Docit, ish-konkurente e “She’s On Top, Juena Pirra.
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Juena u shpreh se beson se Meritoni po luan me raportin e krijuar me Ilnisën në shtëpi dhe se ajo është natyra e tij e vërtetë.
Ajo shtoi gjithashtu në mënyrë indirekte se Meritoni ka flirtuar edhe me të, kur kanë qenë në një tavolinë së bashku me një grup miqsh.
“Djalë flirtues. Meritonin e njoh pak a shumë nga jashtë shtëpisë. Është djalë shumë i mirë, i dashur, por e ka këtë tipin flirtues me femrat që e rrethojnë. Përsa i përket brenda me Ilnisën, nuk e di. Unë e njoh nga jashtë. Ka qenë marrëdhënie shoqërore. Jemi ulur në një tavolinë të përbashkët, por prapë e ka atë natyrë flirtuese. Ashtu më është dukur” – ka thënë Juena.