Shqipëria është gati për t’u shndërruar edhe këtë vit në një destinacion i rëndësishëm turistik.
Përmes një videoje promovuese në gjuhën angleze me pamjet nga bukuritë e natyrës shqiptare, kryeministri Rama ftoi të turistët vendas e të huaj të shijojnë Shqipërinë turistike në 2024.
“Shqipëria turistike është gati për t’u zbuluar gjatë gjithë 2024-ës me të gjitha bukuritë e saj: nga malet e thepisura që shohin ujërat e bruzta të deteve, qytetet e lashta, e më në thellësi akoma, traditat sa të vjetra aq të gjalla që janë shpirti i vërtetë i saj dhe përvojat e bukura të gjithë udhëtarëve që një vendi dinë t’i rrokin shpirtin”, shkruan Rama në Facebook.