Kumbaro: Dje mora një e-mail nga drejtuesit e shoqatës së tur-operatorëve ABTA një shoqatë shumë e madhe me mijëra anëtarë që më njoftuan se në raportin e fundit në 10 destinacionet që sygjerohet në 2024 një prej tyre është edhe Shqipëria. Është një sfidë dhe përgjegjësi shumë e madhe.

Shqipëria një ndër 10 destinacionet nga një gjigand në kompanitë e turizmit është një sukses i shqiptarëve dhe Shqipërisë. Gjëja tjetër pozitive, nëse ishim mësuar se sezoni binte në shtator, vijojmë të kemi flukse të larta gjatë gjithë vitit. Jemi afër realizimit të turizmit gjithëvjetor. Praktikisht menaxhimi, organizmi për rajonet e plazhit dhe niveli i pastërtisë ka një tjetër organizim më të mirë. Për 2024, i kemi mbyllur që vjen organizimin e hapsirave publike dhe atyre që jepen për menaxhim të përkohshëm të plazheve. Brenda marsit mbyllen të gjitha kontratat janë 1917 aplikime. Në 2023 rritëm sipërfaqen e plazheve publike. Gjatë 2023 kishim 50 % plazhe private dhe 50 % publike, kemi rregulla më strikte që kanë të bëjnë me pastërtinë, informacionin për turistët, rojet vrojtuese. qeratë arkëtohen nga bashkitë. 480 mln lekë u arkëtuan për bashkitë nga menaxhimi i plazheve. Do të vijojë në 2024 operacioni ‘plazhe të pastra’.

Është bërë një punë e madhe, dhe do vijojë me intensifikim për operatorët turistikë detarë. Kemi patur vetëm në 2023, mbërritëm në 107 operatorë të siguruar.
Turizmi detar është aktivitet i viteve të fundit, tashmë me ligjin e turizmit detar, kemi një ndryshim të jashtëzakonshëm. Periudha e aplikimeve dhe shqyrtimeve janë të hapura gjatë gjithë vitit. Të vijnë të pajisen me certifikatë pasi të kenë përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga ligji.

Hartimi i strategjisë 2024-2030 është pjesë e rëndësishme për ministrinë e turizmit. Ndërsa flasim për formalizimin, referuar të gjithë databazës në lidhje me strukturat akomoduese, sot kemi 1636 struktura akomoduese të pajisura me certifikatën përkatëse. 1200 struktura janë të regjistruara në tatime apo QKB, por nuk kanë marrë edhe licensën për katëgorinë përkatëse.
Një tjetër kategori që do e gjejë veten të lehtësuar, janë udhërrëfyesit, që janë shtuar në mënyrë të ndjeshme.

Kemi një rritje të numrit të turizmit elitar është shumë i domosdoshëm, sjell më shumë të ardhura. 2023 vërtetë pati për kryefjalë turizmin por ne e shpallëm si vitin e Vjosës. Ishte një akt i guximshëm, me të gjitha fazat e veta, ishte edhe një shprehje e qartë e vullnetit të qeverisë, shpallja është një akt, një moment./