Gjatë qëndrimit në shtetin Islamik Foresha Rasha ka treguar edhe për mënyrën e funksionimit të institucioneve.
Sipas saj në strukturën e administratës ishte një ambient i quajtur Zyra e Valiu, ku në funksion të tij ishte zgjidhja e problemeve nga banoret e shtetit të Islamit, shpërblimet e ndryshme për martesat, për dëshmorët, pagesat mujore të banorëve te zonës.
Ndërkohë Institucionet shëndetësore që kontrolloheshin nga shteti Islamik dhe shërbimet për pjesëtarët e shtetit islamik ishin falas.
Radio e shtetit Islamik e quajtur Bejan kishte për detyrë informimin mbi luftimet, territoret që fitoheshin nga ISIS, propagandimin mbi të mirat dhe përfitimet e shtetit Islamik.
Institucionet monetare ku në qytetin e Rakes për herë të parë shteti islamik ka emetuar monedhën e vet që quheshin dinarë me material prej floriri me preje nga 1 deri në 5 dinarë, ku 1 dinarë e kishte vlerën e 100 dollarë amerikane, monedha e quajtur derhem me material argjendi me prerje nga 1 deri në 5 ku 1 derhem kishte vlerën e 50 dollarëve amerikane dhe monedha prej bakri e quajtur fils, me vlerë më të vogël.
Çdo anëtar i familjes që ishin pjesë e shtetit të Islamit, është paguar nga këto institucione në vlerën e 50 dollarë amerikane, çdo muaj deri në vitin 2018.
Mënyra e pagesës bëhej në dorë, ku kryefamiljari i familjes nënshkruan emër mbiemër tek formulari që u jepej nga zyra e financës.
Institucionet ushtarake merreshin me përgatitjen, trajnimin e lusterëve për përdorimin e armëve të zjarrit. Kjo përgatitje quhej MOSKER zgjaste 1 muaj dhe ishte me detyrim për meshkujt mbi 16 vjeç.
Në shtetin islamik ka patur shkolla, në të cilat sipas saj fëmijët mësonin arabisht, Kuranin dhe matematikë.