TIRANË- Babë e bijë u plagosën ditëne e sotme pas rrëzimit të një skele në një pallat në ndërtim në Tiranë. Menjëhërë pas incidentit dy kalimtarët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjëkësore në Spitalin e Traumës. Ndërkohë mësohet se gjendja e 70-vjeçarit është kritike, ndërsa vajza e tij 45-vjeçare ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të dy të lënduarit po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor. Ngjarja ndodhi ditën ë sotme rreth ores 10:10 në bulevardin “Gjergj Fishta” ku janë rrëzuar skelat e një pallati në ndërtim e sipër, Skela pasi është shkeputur u ka rënë dy kalimtarëvë të cilët sihin babë e bijë.