SHKUP- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti janë ulur krah njëri tjetrit në tryezën e punimeve gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor i cili po mbahet sot në Shkup. Liderët e Ballkanit Perëndimor ndodhen në Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Para nisjes së punimeve Rama dhe Kurti mbajt secili fjalën e tyre para mediave.

Rama në deklaratën e tij ka theksuar se Komisioni Evropian ka futur në axhendë përshpejtimin e integrimit të tregut rajonal në tregun e BE-së. Ndërsa Kurti nga ana tjetër tha se plani i rritjes është 6 miliardë euro, ndërkaq shtoi se sasia e mjeteve që merret varet nga performanca.