Këtë të martë priten reshje mesatare shiu në veri dhe në qendër të vendit, por lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës të shoqëruara me shtrëngata.
Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht mesatare në qarqet Berat dhe Korçë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 12/ 15°C, në vendet e ulëta 10/15 °C dhe në zonat malore 5/10 °C.
Ndërsa era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.