TIRANË-Me mbështetje nga buxheti i shtetit do të nisë së shpejti puna për rikonstruksionin e spitalit Rajonal të Gjirokastrës, sipas së cilës do të përfitojnë rreth 57 mijë qytetarë.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu nënvizoi se përmes të këtij investimi do krijohen lehtësira për të gjitha grup moshat dhe mundësi aksesimi për personat me aftësi të kufizuara.

Ministrja Koçiu bëri të ditur ofrimin për herë të parë ekzaminimit me kolonoskopi në Spitalin e Gjirokastrës.

Spitali u shërben edhe banorëve të 7 bashkive të këtij qarku, ndërsa gjatë sezonit veror frekuentohet 10 herë më shumë sesa ka banorë Gjirokastra, Vitin që lamë pas spitali priti 200 mijë vizitorë.