TIRANË-Një aksident i rëndë u shënua pak ditë më parë në rrugën e Rinasit ku për pasojë gjeti vdekjen 32-vjeçari Gëzim Rizani nga Lipjani.

I riu humbi jetën në aksidentin tragjik teksa udhëtonte me një mjet tip “Skoda” kur u përplas me një kamion dhe një mjet tip “Benz” te Kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës.

Ka dyshime se shkak për aksidentin tragjik ku humbi jetën 32-vjeçari është bërë një parakalim i gabuar prej tij.